Sport

Gerard Pique i dëmtuar, qëndron vetëm 28 minuta në fushë

2 Maj 2022, 04:50 Nga DOSJA

SPANJE – Gerard Pique mundi të qëndrojë vetëm 28 minuta në fushë. Pikërisht ditën kur u rishfaq si titullar, qendërmbrojtësi i Barçës nuk mundi të përfundonte as pjesën e parë dhe kërkoi zëvendësim kur vuri re sërish shqetësim në aduktorin e këmbës së djathtë.

Xavi hodhi në fushë Eric Garcia në vend të tij, për të shoqëruar Ronald Araujo në qendër të mbrojtjes katalane.

Pavarësisht përpjekjeve të Piqué për të ndihmuar ekipin, qendërmbrojtësi i Barcelonës është ende i dëmtuar nga muskujt në aduktor. Në tre ndeshjet e fundit, në të cilat ai mori pjesë, Gerard ishte në gjendje të luajë vetëm 23 minuta kundër Eintracht në Frankfurt më 7 prill dhe arriti në 82 minuta kundër Real Sociedad më 21 prill.

Që kur u dëmtua në Gjermani, Pique nuk ka qenë në gjendje të luante në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Evropës kundër Eintracht, duke humbur edhe ndeshjen kundër Cádiz dhe, pasi u rishfaq në Anoeta, ai ishte zëvendësues kundër Rayo Vallecanos.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport çdo lëvizje të ardhshme për barcelonën mbrojtësi i qendrës gerard pique mbrojtësi katalan gerard pique çdo lëvizje të ardhshme për barcelonën mbrojtësi i qendrës gerard pique mbrojtësi katalan gerard pique

Sondazh

Poll