Sport

Pas sulmit në vitin 2014, qëllohet me armë arbitri… jeta e tij në rrezik

2 Maj 2022, 06:07 Nga DOSJA
Pas sulmit në vitin 2014, qëllohet me armë arbitri… jeta e

ARGJENTINE – Oscar Antonio Pérez, 48 vjeç, është qëlluar me armë në një ndeshje futbolli amator në qytetin Yerba Buena, në Tucumán të Argjentinës.

Ai aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin “Padilla”, me një plagë me armë zjarri në shpinë dhe jeta e tij është ende në rrezik.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pjesës së parë, kur arbitri ishte ulur në një karrige duke pushuar, kur papritur dëgjoi një individ duke thirrur emrin e tij, duke iu afruar gardhit të fushës. Ai shkëmbeu disa fjalë me arbitrin dhe kur ky po shikonte celularin e tij, krimineli në befasi shtiu dy herë me pistoletë, kanë treguar dëshmitarët për gazetën “El Tucumano”.

Pérez është një gjyqtar i njohur nga provinca e Tucumán, i konsideruar si një nga më të mirët, kjo nuk është hera e parë që ai përjeton një episod dhune. Në vitin 2014 ai u sulmua me grushta nga lojtari José Moreno, në ndeshjen Marapa-San Lorenzo de Santa Ana.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport harron pistoletën në tualet kerkohet krimineli ne mykonos krimineli kapet nga droni oscar antonio pérez harron pistoletën në tualet kerkohet krimineli ne mykonos krimineli kapet nga droni oscar antonio pérez

Sondazh

Poll