Bota

1 maji Dita e Punëtorëve, në Prishtinë do të mbahen dy protesta

1 Maj 2022, 07:21 Nga DOSJA
1 maji Dita e Punëtorëve, në Prishtinë do të mbahen dy

KOSOVË– Dita e somte shënon Ditën e Punëtorëve ku protesta të shumta u organizuan në të gjithë botën për të patur më shumë të drejta dhe kushte më të mira pune. Pikërisht sot në sheshin e Prishtinës do të organizohen dy protesta.

Federata Sindikale e Punëtorëve të  Sektorin Privat te Kosovës, organizon  protestën për nder te 1 Majit ditës ndërkombëtare te punëtorëve në sheshin Zahir Pajaziti në orën 11:00.

“Meqë sot është një ditë e veçantë për punëtorët, dua t’i ngushëllojë të gjitha familjet e punëtorëve që pësuan aksidente fatale në vendet e tyre të punës për të siguruar kafshatën e gojës. Dhe tani ftoj të gjithë pjesëmarrësit për një minutë heshtje”, tha njëra nga organizatoret.

Ndërkohë  Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist proteston nga Blloku Anti-Kapitalist, nën thirrjen: Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes po në të njëjtin shesh në orën 12:00.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorin Privat, Jusuf Azemi foli pas tij. Tha se “sindikata luftoi për punëtorët”. Ai tha se Qeveria nuk bëri asgjë për punëtorët.

“I nderuar Z. kryeministër i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, kam një pyetje për ju. Pse në ditën e vikendit, pse në ditën e festës, pse na shtyre që të dalim dhe të protestojmë?”, tha ai.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Por si mbeti 1 maji dita simbol e punëtorëve dhe me çfarë ngjarje lidhet ajo? Kjo dite lindi në Paris në 1889-ën. Ideja u hodh gjatë Kongresit të Internacionales së dytë, të mbledhur në kryeqytetin francez.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni 1 maji 2022 dita e punetoreve proteste ne kosove 1 maji 2022 dita e punetoreve proteste ne kosove

Sondazh

Poll