Bota

‘Të respektohet ligji ndërkombëtar’, udhëheqësit japonezë dhe vietnamezë dënojnë luftën

1 Maj 2022, 10:49 Nga DOSJA
‘Të respektohet ligji ndërkombëtar’,

UKRAINË- Udhëheqësit japonezë dhe vietnamezë diskutuan pushtimin rus të Ukrainës në një takim të dielën dhe thanë se ligji ndërkombëtar duhet të respektohet.

Pas bisedimeve me Phạm Minh Chính të Vietnamit në Hanoi, kryeministri i Japonisë Fumio Kishida tha se nuk mund të pranohen veprimet për të ndryshuar status quo-në me forcë në asnjë rajon të botës.

Japonia e ka dënuar tashmë pushtimin e Rusisë dhe iu bashkua vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve kundër Moskës. Megjithatë Vietnami është një aleat afatgjatë i Rusisë dhe si shumë vende të tjera të Azisë Juglindore, i ka shmangur kritikat e drejtpërdrejta.

Ai abstenoi nga një votim në asamblenë e përgjithshme të OKB-së në mars që dënoi pushtimin. Të dy udhëheqësit thanë se kundërshtonin përdorimin e forcës dhe thanë se ligji ndërkombëtar duhet të ndiqet.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Kievi mbyll portet e qyteteve të pushtuara, Zelenskyy thirrje rusëve: Mos luftoni më

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota fumio kishida lufta ukraine-rusi fumio kishida lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll