Bota

Pelosi viziton Kievin, Zelenskyy i dhuron medaljen e “Princeshës Olga”

1 Maj 2022, 10:45 Nga DOSJA
Pelosi viziton Kievin, Zelenskyy i dhuron medaljen e “Princeshës

UKRAINË- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi bëri një udhëtim të paparalajmëruar në kryeqytetin ukrainas të shtunën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i dha Nancy Pelosit një medalje në shenjë simbolike gjatë takimit të saj në Kiev.

Sipas CNN, ai falenderoi të shtunën kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.

Zelenskyy i dhuroi Pelosit “Urdhrin e Princeshës Olga” për kontributin e saj të rëndësishëm personal në forcimin e lidhjeve ukrainase dhe amerikane. Olga ishte gruaja e parë që sundoi Kievan Rus, shteti i parë sllav lindor. Urdhri që mban emrin e saj u jepet grave që kanë arritur sukses të rëndësishëm në politikë dhe shoqëri. Ai personifikon në Ukrainë i forcës femërore.

Sipas zëdhënësit të Pelosit, Drew Hammill Zelenskyy  gjithashtu i dha Pelosit një flamur ukrainas, të cilin ai dhe deputetet femra e kishin nënshkruar.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Kievi mbyll portet e qyteteve të pushtuara, Zelenskyy thirrje rusëve: Mos luftoni më

(j.c)/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nancy pelosi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi nancy pelosi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll