Bota

U kapën në Itali, 654 kg kokainë e destinuar për Selanik, do shpërndahej përmes Shqipërisë

1 Maj 2022, 09:49 Nga DOSJA
U kapën në Itali, 654 kg kokainë e destinuar për Selanik, do

GREQI– Një sasi rekord kokaine është gjetur nga autoritetet italiane në orët e para të së premtes në portin e Kalabrisë, ku janë sekuestruar 654 kilogramë kokainë, të cilat kishin destinacion përfundimtar Selanikun.

Sipas Protohemës, droga raportohet se ishte ngarkuar nga porti i Guayaquil në Ekuador dhe ishte fshehur në kuti me banana. Selaniku ishte porti i zbarkimit të anijes me 654 kilogramë kokainë.

Autoritetet vlerësojnë se nga aty droga do të shkarkohej dhe më pas do të transportohej me rrugë rrugore drejt vendeve të Evropës Perëndimore nëpërmjet Ballkanit dhe kryesisht Shqipërisë.

Maxi operazione antidroga nel porto di Gioia Tauro. ADM e @GDF sequestrano oltre 650 kg di cocaina per un valore di oltre 200 milioni di euro. La droga era nascosta in container carico di banane proveniente dal porto di Guayaquil in Ecuador e diretto a Salonicco.#ADMgov pic.twitter.com/LhCghs5N6z

— Agenzia Dogane e Monopoli-ADM (@AdmGov) April 29, 2022

Oficerët e Prokurorisë së Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me komandot e rojes bregdetare italiane kanë lokalizuar drogën në portin Joya Tauro në Kalabri. Sipas hetimeve, kontejnerët janë marrë me qira nga një kompani transporti dhe ajo që mbetet për t’u përcaktuar është se kush do ta marrë kokainën në Selanik.

Vlera e drogës kalon 50 milionë euro. Megjithatë, trafikantët do të fitonin më shumë se 200 milionë, pasi bëhet fjalë për 654 kilogramë kokainë të pastër, e cila pas përpunimit do të katërfishohej.

Në ditët në vijim Policia greke dhe roja bregdetare pritet të kërkojnë informacion zyrtar nga autoritetet italiane për të nisur hetimet për qarkun që priste drogën në Selanik.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni droge ne banane kapet droge ne itali droge ne banane kapet droge ne itali

Sondazh

Poll