Bota

Tetë fëmijë humbën jetën kur një automjet pasagjerësh u përmbys në një kanal në Egjipt

1 Maj 2022, 10:00 Nga DOSJA
Tetë fëmijë humbën jetën kur një automjet

EGJIPT- Tetë fëmijë mbetën të vrarë dje, të shtunën, kur një automjet me pasagjerë u përmbys dhe përfundoi në një kanal vaditës në provincën Beheira në Egjipt, pranë deltës së Nilit.

Sipas Protothemës, viktimat ishin mes gjithsej 12 pasagjerëve në aksidentin fatal dhe po ktheheshin nga puna në një fabrikë në Beheira, në veri të Kajros. Katër nga pasagjerët u shpëtuan.

Sipas prokurorisë egjiptiane, u arrestua dhe u mor në pyetje shoferi 19-vjeçar, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia dhe drejtimin e një automjeti në gjendje të dehur, pa pasur as patentë. Po hetohet edhe përfshirja e tij në një qark që detyron fëmijët të punojnë.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota tete te vdekur ne egjipt tete te vdekur ne egjipt

Sondazh

Poll