Bota

‘Ju lutem na ndihmoni’, komandanti ukrainas i bën thirrje Erdogan: Kemi civilë të plagosur

1 Maj 2022, 09:19 Nga DOSJA
‘Ju lutem na ndihmoni’, komandanti ukrainas i bën thirrje

UKRAINË- Komandanti i Brigadës së 36-të të Marinës ukrainase, Sergei Volin, i cili është i rrethuar në fabrikën Azovstal në Mariupol, iu drejtua presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për ndihmë dhe një regjistrim i apelit të tij u publikua nga TV Haberturk, raporton Drejtësia e Ukrainës.

“I nderuar president Recep Tayyip Erdogan! Majori i Trupave Detare Sergei Volin po ju drejtohet. Jam me pjesëtarët e Brigadës së 36-të të Marinës, e cila ndodhet në garnizonin në Mariupol dhe që ka 65 ditë që lufton në zonë”, tha Volina në një fjalim të drejtpërdrejtë drejtuar presidentit turk.

Komandanti i Marinës pretendon se më shumë se 600 ushtarë dhe civilë ishin të rrethuar dhe një pjesë e tyre janë të plagosur dhe kanë nevojë për ndihmë.

Kemi 600 ushtarë që kanë plagë të shkallëve të ndryshme dhe që kanë nevojë për ndihmë. Me vete kemi civilë të plagosur dhe të cilët kanë nevojë edhe për ndihmën tuaj. Qindra civilë dhe dhjetëra fëmijë janë me ne në objekt. Më i vogli është katër muajsh”– shtoi majori.

#ÖzelHaber – Ukraynalı asker Habertürk TV’de @afsinyurdakul‘a konuştu. Mariupol’deki çelik fabrikasında hayatta kalmaya çalışan Serhiy Volina, Cumhurbaşkanı Erdoğan’a seslenerek yardım istedi. pic.twitter.com/GaZXCYgFKO

— Habertürk TV (@HaberturkTV) April 29, 2022

Në thirrjen e tij ai i kërkoi presidentit turk që t’i ndihmojë të evakuohen nga fabrika duke ju garantuar jeta dhe të çojë garnizonin e Mariupolit në Turqi.

Zona industriale Azovstal dhe uzina e çelikut në Mariupol janë nën kontrollin e plotë të forcave ruse. Sot, 25 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, dyshohet se u larguan nga kompleksi i fabrikës së çelikut.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Kievi mbyll portet e qyteteve të pushtuara, Zelenskyy thirrje rusëve: Mos luftoni më

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi rexhep taip erdogan sergei volin lufta ukraine-rusi rexhep taip erdogan sergei volin

Sondazh

Poll