Sport

Napoli i shfryn inatin Sassuolos, 6 gola për zonën Champions; shënon edhe Rrahmani

30 Prill 2022, 16:01 Nga DOSJA
Napoli i shfryn inatin Sassuolos, 6 gola për zonën Champions;

ITALI– Në javën e 35-të të Serie A, Napoli mposht Sassuolo-n me rezultatin 6-1 dhe bllokon vendin e tretë në renditje nga sulmi i Juventusit duke festuar kualifikimin për në Champions League (12 pikë ndaj Romës me një golavarazh të pakalueshëm nga verdhekuqtë).

Ndeshja pa histori në stadiumin ‘Maradona’, gjithçka u mbyll me vetëm 21 minuta lojë. Koulibaly shënon me kokë në të 7′ minutë, Osimhen do të dyfishonte shifrat në minutën e 15′, ndërkohë që Lozano dhe Mertens do të shënonin në minutat 19′ dhe 21′.

Në pjesën e dytë, Mertens dhe Rrahmani do të vulosnin këtë sukses, ndërsa për Sassuolon do të shënonte vetëm Lopez në minutën e 87′.

E.Ç (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport napoli sassuolo napoli sassuolo

Sondazh

Poll