Aktualitet

Aksioni i papritur/ Zbrazet godina e Teatrit Kombëtar, urdhër i Ministrisë së Kulturës (Foto)

18 Korrik 2019, 09:34 Nga DOSJA
Aksioni i papritur/ Zbrazet godina e Teatrit Kombëtar, urdhër i

Tiranë-  Godina e Teatrit Kombëtar po zbrazet. Puna ka nisur që prej mëngjesit të sotëm. Një urdhër i Ministrisë së Kulturës është dhënë për heqjen e materialeve të fundit, nga kjo godinë. Menjëherë një grup punëtorësh kanë nisur punën, që nuk dihet për llogari të kujtpo punojnë.

Ndërkohë që godina po mbetet e shkretë, vetëm me muret (siç mund ta shihni në foto), ky aksion i ka kapur në befasi aktorët dhe regjisorët që protestojnë kundër shembjes së teatrit. Deri tani nuk ka askush prej tyre nuk ka qenë në dijeni.

Edmond Budina është shprehur se ky është një provokim i hapur dhe se e gjitha bëhet për të vjedhur truallin e teatrit. Ndërsa Kastriot Çipa u shpreh se procesi i shembjes së Teatrit në çdo formë ligjore është i pamundur deri në Shtator për shkak të mbylljes së sesionit parlamentar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i papritur reagojnë aktorët zbrazet godina e teatrit kombëtar aksioni i papritur reagojnë aktorët zbrazet godina e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll