Aktualitet

Arrestohet kreu i grupi kriminal në Tiranë, akuzat e rënda mbi të (VD)

18 Korrik 2019, 07:07 Nga DOSJA
Arrestohet kreu i grupi kriminal në Tiranë, akuzat e rënda mbi

Tiranë- Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë dy persona A. S., 37 vjeç dhe
Xh.M., 35 vjeç pasi akuzohen për një sërë veprash penale.

Sipas policisë A.S është kreu i një grupi të strukturuar kriminal  pasi akuzohet edhe për  “Vrasje në rrethana të tjera të cilesuara” mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Sipas policisë 37-vjeçarit i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “VERSACE”.

Arrestohehen dy shtetas, njëri prej tyre kreu i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale.

Sekuestrohen tre armë zjarri dhe municion luftarak.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një presoni të kërkuar, kreu i një grupi të strukturuar kriminal dhe pas një pune të mirë organizuar, nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u finalizua me sukses Operacioni Policor “VERSACE”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. S., 37 vjeç, banues në Tiranë;
Xh.M., 35 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë;

Operacioni u zhvillua në lagjen “Demokracia“ në Qytetin e Mamurasit, ku në momentin e kapjes, shtetasve A.S dhe Xh.M, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip GLOCK së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarak, si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë.

Për shtetasin A. S., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin Penal të vitit 2017 ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg” për veprën penale ” Vrasja në rrethana të tjera të cilesuara” mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Po kështu shtetasit A.S., i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në cilësinë e provës matëriale u sekuestruan 3 armë zjarri, 75 fishekë luftarak, një sasi parash, dy automjete dhe 8 aparate celular.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të kryer nga shtetasi A.S dhe grupi kriminal që ai drejton.

Matërialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në tiranë arrestohet kreu i grupi kriminal arrestohen dy persona në tiranë arrestohet kreu i grupi kriminal

Sondazh

Poll