Aktualitet

Zjarr në studion e filmave vizatimorë, 23 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Japoni

18 Korrik 2019, 08:39 Nga DOSJA

JAPONI- Të paktën 23 vetë kanë mbetur të vdekur mëngjesin e kësaj të enjteje, dhe dhjetëra të plagosur pas një sulmi të dyshuar në një studio të animacionit në Kioto të Japonisë, thanë zyrtarët lokalë të emergjencës.

Policia thotë se i dyshuari, është një 41-vjeçar i cili e ka spërkatur me lëndë djegëse vendin para se t’i vendoste flakën.

Është raportuar edhe për njerëz të humbur, që nuk po gjenden si shkak i tymit, trasmeton NHK. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në spital i lënduar.

Zjarri shpërtheu në ndërtesën tre katëshe të enjten rreth orës 10:30. Ndërsa forcat e shpëtimit janë ende në vendngjarje.  Policia gjithashtu gjeti thika në vendngjarje, thonë mediat lokale. NHK tha se personi që ka vënë zjarrin është dëgjuar nga njerëzit në kompani të ketë thënë “të gjithë të vdekur” e më pas ka ndezur zjarrin.

Nuk është e qartë se çfarë lidhje mund të ketë pasur me kompaninë, ky person.

“Kyoto Animation” e njohur si KyoAni, u themelua në vitin 1981 dhe ka prodhuar shfaqje të animuara popullore duke përfshirë “K-On” dhe “Melankoli i Haruhi Suzumiya”. Një nga seritë e KyoAni, Evergarden, është transmetuar edhe në Netflix.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vdesin 23 njerz dhe dhjetera te plagosur zjarr ne japoni zjarrevenie e qellimshme vdesin 23 njerz dhe dhjetera te plagosur zjarr ne japoni zjarrevenie e qellimshme

Sondazh

Poll