Aktualitet

Sekuestrohen armë dhe kanabis në Vlorë, arrestohet 54-vjeçari (Foto)

18 Korrik 2019, 08:18 Nga DOSJA
Sekuestrohen armë dhe kanabis në Vlorë, arrestohet

VLORË– Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi në banesën e tij u gjetën kanabis të mbjellë dhe armë zjarri. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Velçë. 54-vjeçari me inicialet G.J., kishte kultivuar fidanë në territorin e banesës së tij.

Gjithashtu në vijimësi të kontrollit të banesës së tij, policiia ka gjetur edhe rreth 1.5 kilogramë cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik model 56.

Njoftimi i policisë Vlorë

Finalizohet një tjetër operacion policor i koduar “Velçë”, për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohet një armë zjarri, një sasi e vogël lëndë narkotike, si dhe asgjësohen disa fidanë narkotikë të kultivuar në territorin përreth banesës së 54-vjeçarit, i cili është vënë në pranga.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Strukturat e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë DVP Vlorë se në fshatin Velçë, një shtetas kishte kultivuar fidanë në territorin e banesës së tij, menjëherë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Velçë”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G.J., 54 vjeç.

Nga kontrolli i banesës dhe këqyrja e territorit përreth, shërbimet e policisë kanë konstatuar të mbjella disa fidanë narkotikë, si dhe në vijim të kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 1.5 kilogramë cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik model 56.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 54 vjecari sekuestrohen arme dhe kanabis ne vlore vlore arrestohet 54 vjecari sekuestrohen arme dhe kanabis ne vlore vlore

Sondazh

Poll