Aktualitet

Radari të “fik” derën/ Njësia që ndëshkon drejtuesit e mjeteve me shpejtësi tej normave

18 Korrik 2019, 07:22 Nga DOSJA
Radari të “fik” derën/ Njësia që ndëshkon

KAVAJË-Në autostradën që lidh Kavajën me Rrogozhinën, në vetëm pak minuta, u konstatuan disa raste të tejkalimit të shpejtësisë edhe pse ajo e lejuar është 90km/h”.

Top Channel, ndoqi një ditë punë të Njësisë Operacionale për Sigurisë Rrugore, për të parë nga afër shkeljet që bëjnë drejtuesit e mjeteve duke ecur mbi normat e lejuara në rrugë.

Kjo njësi patrullon në të gjithë vendin, por megjithatë një pjesë e drejtuesve të mjeteve ende nuk janë ndërgjegjësuar.

Policia rrugore, në rast të konstatimit që mjeti po qarkullon me shpejtësi mbi 118 km në orë, kur norma është 90, bën menjëherë pezullimin e patentës.

Këto janë disa nga rastet kur këtyre mjeteve, pas njoftimit të dhënë për tejkalim shpejtësie, do t’u bëhet ndalimi nga një tjetër patrullë, në vazhdimësi të rrugës.

Për rastet e tejkalimit të shpejtësisë, policia rrugore prej disa kohësh aplikon edhe gjobat elektronike. Radari, i cili fikson targën e makinës e cila po ecën mbi normat e lejuara, i përcjell printerit të dhënat dhe drejtuesi i mjetit njihet menjëherë me masën administrative.

Marrë nga Top Channel

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentet ne rruge autostade tejkalimi i shpejtesise aksidentet ne rruge autostade tejkalimi i shpejtesise

Sondazh

Poll