Politike

Refuzimet e para për Kuvendin e PD-së, Koçiu: Është përjashtues

29 Prill 2022, 15:41 Nga DOSJA
Refuzimet e para për Kuvendin e PD-së, Koçiu: Është

TIRANË- Ish-kryetari i PD-së në Sarandë Vesel Koçiu ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Kuvendin e PD-së së ditës së nesërme. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se ky Kuvend është produkt i një procesi përjashtues dhe se nuk ka për tu bërë pjesë e këtij Kuvendi.

Të nderuar anëtarë të Degës PD Sarandë!Pasi pashë emrin tim në listen e shpallur nga Komisioni i Rithemelimit për garën për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PDSH-së deklaroj: 1) Kuvendi i përshpejtuar i 30 Prillit,është produkt i një proçesi përjashtues,fiktiv dhe përçarës ndermjet demokratëve.2)Qëndrimi im dhe i DPD Sarandë në lidhje me kêtë proçes është publik dhe i pandryshuar.3)Nuk kam qënë pjesë e këtij proçesi,nuk garojë dhe nuk bëhem pjesë e një kuvendi që synon ndarjen dhe jo bashkimin e Partisë Demokratike!4)Bashkimi dhe jo ndarja, duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët!

Ndërkohë që drejtuesi i departamentit të Arsimit në PD, Ndriçim Mehmeti tha se për arsye personale dhe angazhimeve që ka në fushën akademike nuk do të bëhet pjesë e garës për Këshill Kombëtar.

Te dashur miq. Per arsye personale dhe angazhimeve ne fushen akademike, deklaroj se nuk behem pjese e gares per Keshillin Kombetar. Kontributi im opozitar ne fushen e arsimit dhe jo vetem, do te jete i palekundur, ne dobi te interesit publik. Ju faleminderit.

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike kuvendi i pd 30 prill 2022 ndriçim mehmeti vesel kociu kuvendi i pd 30 prill 2022 ndriçim mehmeti vesel kociu

Sondazh

Poll