Politike

‘Diskriminon veriun e vendit’/ Spahia kundër vendimit për rrugën e Rinasit: Rishikojeni!

29 Prill 2022, 14:58 Nga DOSJA
‘Diskriminon veriun e vendit’/ Spahia kundër vendimit për

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga 1 Maji, lëvizja drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga aksi Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Por lidhur me këtë ndryshim të ARRSH ka pasur dhe reagim. Një prej tyre ishte dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, duke thënë se ky është një vendim i pamenduar mirë, që është në dëm të atyre që lëvizin për në veri të vendit.

Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, Spahia shtoi se devijimi i rrugës që shkakton jo vetëm zgjatje të udhëtimit në kilometra por edhe shtim të kostos financiare për banorët nga Shkodra dhe zonat e Veriut drejt aeroportit “Nënë Tereza” dhe kryeqytetit.

REAGIMI I PLOTË:

Jam njohur me vendimin e fundit të ARRSH për devijimin e rrugës nacionale drejt aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Tiranë në drejtimin nga Shkodra drejt kryeqytetit. Me shumë të drejtë, ka patur reagime të shumta të banorëve të Shkodrës lidhur me këtë vendim që dëmton Veriun e vendit. Është një vendim i pa menduar mirë, që shkakton jo vetëm zgjatje të udhëtimit në kilometra por edhe shtim të kostos financiare për banorët nga Shkodra dhe zonat e Veriut drejt aeroportit ‘Nënë Tereza’ dhe kryeqytetit. Në emër të banorëve të Shkodrës, i bëj thirrje institucioneve që të rishikojnë këtë vendim absurd të marrë në dëm të banorëve të Shkodrës dhe mbarë Veriut të vendit. Nga ana tjetër, ftoj të gjithë kolegët, drejtues të bashkive të tjera në Veri të vendit që t’i bashkohen kësaj thirrje në të mirë të qytetarëve, të cilët sot kanë nevojë për lehtësim dhe jo vështirësim të lëvizjes dhe rritje të kostove të jetesës.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike arrsh bardh spahia arrsh bardh spahia

Sondazh

Poll