Politike

Parku i Butrintit, Ina Zhupa: Ka ende për t’u zbuluar nga kontrata, do thellohet skandali

29 Prill 2022, 15:04 Nga DOSJA
Parku i Butrintit, Ina Zhupa: Ka ende për t’u zbuluar nga kontrata,

TIRANË– Deputetja demokrate Ina Zhupa komentoi koncesionin e Parkut Kombëtar të Butrintit, duke shtuar se marrëveshja ka qenë sekrete ndërsa shtoi se ka pasur një debat të fortë në Komisionin e Edukimit ku denoncoi se Butrinti po konsiderohet një mall tregtar për të përfituar fondacioni. Gjatë një interviste në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në “Syri TV”, Zhupa deklaroi se marrëveshja ka qenë sekrete ndërsa shtoi se ka pasur një debat të fortë në Komisionin e Edukimit ku denoncoi se Butrinti po konsiderohet një mall tregtar për të përfituar fondacioni. E po ashtu, shtoi që nga kontrata dalin çdo ditë detaje të reja

“Ka ende për t’u zbuluar nga kontrata. Çdo ditë kam detaje të reja që e thellojnë skandalin dhe përfitimin ekonomik që merr privati. Edhe kur ishte kontrata sekrete, në parim nuk dihet të ndodhte që parku kombëtar të jepet për biznes. Po i jepet një privati me koncesion pa pyetur për pasurinë kombëtare. Një qëllim, të pasurohet një grup i caktuar njerëzish. Isha e bindur që para se të kisha marrëveshjet. Çdo koncesion i qeverisë nuk mund të ishte ndryshe dhe me Butrintin, ndryshe do e mbante shteti,“-tha Zhupa.

Ndërsa shtoi se bëhet fjalë për 5 milionë euro të ardhura në vit ndërsa për 10 vite 50 milionë euro vetëm nga biletat për hyrjen në Butrint.

“Pa llogaritur që do vendosin bileta të reja për ndërtimet në Butrint. Të gjithë arkeologët shqiptarë, ata që kam kontaktuar deri tani, nuk është një çështje konflikti PD-PS, nuk e kam thjesht se jam në opozitë, një çështje që ndan ata njerëz që duan trashëgiminë kulturore përkundrejt atyre që duan ta vjedhin dhe të pasurohen me të. Ka filluar që në 2018 ndryshimi i ligjin për trashëgiminë kulturore, me planin e menaxhimit të integruar të Butrintit po nga ADF, ku ministrja e Kulturës ka vendosur veten e saj në bordin e drejtorëve. Katër persona privatë që kanë interesa ekonomike. Në janar janë hequr 800 hektarë zonë e mbrojtur në Butrint. U krijua mundësia që këto zona të betonizohen, të krijohen hotele rreth Butrintit, pra të shfrytëzohet për aktivitet tregtar,”-shtoi deputetja. Por gjithashtu nuk la pa iu drejtuar banorëve të zonës tha se tokat e tyre do merren për t’u përdorur nga fondacioni në Butrint.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike ina zhupa parku i butrintit ina zhupa parku i butrintit

Sondazh

Poll