Aktualitet

Banesa e kthyer për prostitucion në Fier, punonjësja dhe klienti kapen ‘mat’

29 Prill 2022, 12:14 Nga DOSJA
Banesa e kthyer për prostitucion në Fier, punonjësja dhe klienti

FIER– Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier. Në kuadër të operacionit ‘Çarli’ është vënë në pranga personi me inicialet A.M, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar një vajzë për prostitucion. Pas disa ditësh vëzhgim, u finalizua operacioni policor i koduar “Çarli”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, 61 vjeçari, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, një shtetase 35 vjeçe dhe shtetasi F. Xh., të cilët u kapën në flagrancë në ambientet e banesës së shtetasit A. M.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Çarli”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Vihet në pranga 1 shtetas, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, me precedent të mëparshëm penal. Procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë policore se një shtetas shfrytëzonte një shtetase, për prostitucion, në banesën e tij, në lagjen “Apollonia”, Fier, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi. Në bazë të provave të grumbulluara, pas disa ditësh vëzhgim, u finalizua operacioni policor i koduar “Çarli”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetasi A. M., 61 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, një shtetase 35 vjeçe dhe shtetasi F. Xh., të cilët u kapën në flagrancë në ambientet e banesës së shtetasit A. M. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet fier fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2022, 11:15

Lojëra fati në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

Njoftimi i policisë Tiranë:Finalizohet operacioni policor i koduar “Pages”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni,...