Aktualitet

Digjet anija në det? MM: Ishte operacion e stërvitje rutinë

29 Prill 2022, 10:45 Nga DOSJA
Digjet anija në det? MM: Ishte operacion e stërvitje rutinë

TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një njoftim dhe disa foto nga një operacion që po zhvillohet në Vlorë. Pasi në rrjet ishin publikuar pamje të anijes në flakë, MM shpjegon se nuk ka asnjë rast zjarri, por që është një operacion për incidente të tilla.

Njoftimi sqarues:

Lidhur me disa video të publikuara në disa media dhe rrjete sociale ku pretendohet përfshirja nga flakët e një anijeve në det, Ministria e Mbrojtjes dëshiron të sqarojë opinionin publik se bëhet fjalë për një stërvitje rutinë të anijeve të klasit “Iliria” të Forcës Detare shqiptare në Gjirin e Vlorës. Episodi i shfaqur në video është pjesë e skenarit në rastet kur bie zjarr në bordin e një mjeti lundrues dhe anijet e Forcës sonë Detare angazhohen për të shuar flakët. Rasti i fundit i angazhimit të anijeve të Forcës sonë Detare në një operacion për shuarjen e flakëve në një mjet lundrues në det të hapur ka ndodhur vetëm në muajin shkurt të këtij viti në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e mbrojtjes ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2022, 11:15

Lojëra fati në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

Njoftimi i policisë Tiranë:Finalizohet operacioni policor i koduar “Pages”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni,...