Aktualitet

Ilaçet për fëmijët/’Do jepni dorëheqjen nëse do ketë mungesa?’, Manastirliu: Ndjekim ligjin

29 Prill 2022, 09:10 Nga DOSJA
Ilaçet për fëmijët/’Do jepni dorëheqjen

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi ditën e sotme se në spitale nuk ka mungesa ilaçesh. Ministrja deklaroi se institucioni që ajo drejton jep garanci të plotë se buxheti për barna nuk do të mungojë në spitale.

Gazetari: Unë kam kryer një investigim në lidhje me mungesën e 4 medikamenteve në onkologjinë pediatrike. Një lajm i mirë është se këto medikamente kanë ardhur, por si janë siguruar? Është një tender i cili është aplikuar dhe konkretisht kur kanë ardhur këto medikamente?

Manastirliu: Këto medikamente janë të siguruara në QSUT. Nëse ju keni nevojë për një informacion më të detajuar mund të drejtoheni në këtë strukturë. Gjithashtu ajo që është e rëndësishme është që ne do garantojmë buxhetet e nevojshme në mënyrë që mos ketë asnjë problematikë për buxhetimin e barnave që nevojiten në spitalet tona. Për sa i përket këtyre barnave ne kemi hapur procedurat e prokurimit publik, që janë procedura të hapura dhe që shpresojmë të garantojmë furnizimin në vazhdim me barna.

Gazetari: Nuk mora përgjigje. A është një tender? Dua të di mënyrën se si kanë ardhur. E kujt është përgjegjësia që për 2 vite këto ilaçe kanë munguar për fëmijët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme të rënda?

Manastirliu: Për sa i përket informacionit që kërkoni për më shumë detaje, një kërkesë pranë QSUT për të marrë informacionin e nevojshëm. Për sa i përket informacionit tjetër që doni, me sa di keni çuar një kërkesë në Prokurori. Le të presim përfundimet për të vlerësuar edhe përgjegjësit.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu vkm 29 prill 2022 ogerta manastirliu vkm 29 prill 2022

Sondazh

Poll