Aktualitet

VD-U përmend Berisha? Alibeaj: Zyrtarja e DASH më dha mbështetje për PD pro amerikane

29 Prill 2022, 09:49 Nga DOSJA
VD-U përmend Berisha? Alibeaj: Zyrtarja e DASH më dha mbështetje

TIRANË– Enkelejd Alibeaj deklaroi se ka marrë mbështetjen e zyrtares së lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried e të dërguarin Gabriel Escobar me të cilët u takua paraditen e sotme në Kuvend. Alibeaj tha se Donfried i ka dhënë mbështetjen për një Parti Demokratike që sheh nga e ardhmja dhe është pro-amerikane. Ai shtoi më tej se kanë folur për të gjitha sfidat e Shqipërisë e shtetit të së drejtës. I pyetur nëse është përmendur Berisha në takim, Alibeaj e mohoi një gjë të tillë. 


Pjesë nga konferenca: 

Enkelejd Alibeaj: Pata kënaqësinë sot të prisja Donfried në takim miqësor me kolegët e mi dhe ekipin e saj. Folëm për çështjet e rëndësishme me të cilat Shqipëria është duke u përballur, në lidhje me zgjedhjet, ër çështje të shtetit të së drejtës, po ashtu edhe për çështjen e luftës ndaj korrupsionit. I shpreha vendosmërinë tonë për të çuar përpara këto sfida. Nuk lija dot pa diskutuar marrëdhënien e posaçme që ka PD dhe SHBA-në. Vura re një mbështetje të madhe ndaj nesh, mora mbështetjen e zonjës për një opozitës të fortë, të qëndrueshme, pro-amerikane që sheh nga e ardhmja. Këto janë gjëra të rëndësishme që preukopojnë jo vetëm PD-në por të gjithë vendin.

Pyetje: A u diskutua për gjërat e brendshme të PD?

Enkelejd Alibeaj: Unë ju thashë që diskutuam për sfidat që prekin të gjithë Shqipërinë, ky është preukopimi kryesor i të gjithë Partisë Demokratike.

Pyetje: U përmend emri i Berishës?

Enkelejd Alibeaj: Juve duhet tadini, më njihni aq sa për ta ditur se në takime diplomatike përmenden sfidat dhe çështje që shqetësojnë të gjithë Shqipërinë. Çështje të së drejtës.

LAJMI KRYESOR: E dërguara e DASH në Tiranë! Bisedon 1 orë me Ramën, takohet me Alibeajn, Tabakun e Bardhin

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore enkelejd alibeaj karen donfried ne shqiperi enkelejd alibeaj karen donfried ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2022, 11:15

Lojëra fati në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

Njoftimi i policisë Tiranë:Finalizohet operacioni policor i koduar “Pages”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni,...