Aktualitet

‘Shtëpia e barit’ në Kashar! Policia jep DETAJE: Janë shoqëruar disa persona

29 Prill 2022, 10:30 Nga DOSJA
‘Shtëpia e barit’ në Kashar! Policia jep DETAJE: Janë

TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në zonën e Kasharit. Aty u zbulua një banesë e cila përdorej për kultivim lënde narkotike. Në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar disa persona dhe po vijojnë veprimet nga Komisariati i Policisë Nr. 6. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në zonën e “Kashar 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6 në Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar një operacion policor, si rezultat i të cilit kanë zbuluar një ambient që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Janë shoqëruar disa persona dhe po vijojnë veprimet nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Në përfundim të këtij operacioni do t’u japim infomacion të plotë.

LAJMI KRYESOR: Pas Tropojës! Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Kashar, banesa plot me mjete për kultivim(FOTO)

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet shtepi bari ne tirane tirane shtepi bari ne tirane tirane

Sondazh

Poll