Aktualitet

Kunati e plagosi me thikë! Toli: I thashë nuk e dua motrën tënde, më kërcënoi e më qëlloi

29 Prill 2022, 10:57 Nga DOSJA
Kunati e plagosi me thikë! Toli: I thashë nuk e dua motrën

DURRËS– Spiro Toli ka deklaruar se kunati i tij e qëlloi me thikë pasi i bëri të ditur se do të ndahej nga e shoqja. Toli tha se sherri nisi pasi Festim Hoxha i shkoi në banesë për t’i kërkuar llogari se përse do të ndahet nga motra e tij. Po ashtu ai nuk ka dashur që të japë më shumë detaje në lidhje me konfliktin e tyre. 

“Festimi erdhi te shtëpia për të më kërkuar llogari. I thash kjo punë ka marrë fund. Nuk e dua më motrën tënde dhe dua të ndahem prej saj. Nisi të më kërcënonte ndërsa nxori nga xhepi një thikë. I thash të largohej nga banesa ime, por situata në ato momente doli nga kontrolli. U afrua dhe më qëlloi. Më pas u largua nga shtëpia ime, ndërkohë unë përfundova në spital. Nuk dua ta flas për gjërat tona personale dhe familjare. Kemi problemet tona dhe situata dhe mosmarrëveshjet në çift kanë arritur në pikën kulminante dhe nuk ja vlen të vazhdojmë të qëndrojmë më bashkë”, ka thënë Toli.

Hoxha është ende në kërkim nga policia e shtetit për plagosjen e Tolit.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet festim hoxha spiro toli festim hoxha spiro toli

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2022, 11:15

Lojëra fati në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

Njoftimi i policisë Tiranë:Finalizohet operacioni policor i koduar “Pages”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni,...