Aktualitet

Aplikacioni “WhatsApp” del jashtë funksionit për 1 orë

29 Prill 2022, 07:06 Nga DOSJA
Aplikacioni “WhatsApp” del jashtë funksionit për 1

TIRANË- Aplikacioni “WhatsApp”, mbrëmë ishte jashtë funksionit për rreth një orë. Një ndër aplikacionet e komunikimit më popullor në botë, dje rreth orës 21:30 u ndërpre. Përdoruesit janë detyruar të përdorin mjete të tjera për të komunikuar online. Të shumtë kanë qenë personat nga vende të ndryshme të botës që janë ankuar. 

 Sipas mediave të huaja, është e paqartë se çfarë po e shkakton ndërprerjen, por Down Detector, i cili monitoron problemet e internetit në të gjithë globin, po tregon rreth 40,000 raporte që do të thotë se ky është një problem i madh për firmën në pronësi të Meta.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet whatsapp whatsapp

Sondazh

Poll