Aktualitet

Kërkesa për Qeverinë! Braçe: Gruri në pikën kritike në Shqipëri, duhet ujë me çdo mënyrë

29 Prill 2022, 06:36 Nga DOSJA
Kërkesa për Qeverinë! Braçe: Gruri në pikën

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë dhe një herë thirrje qeverisë shqiptare për t’ë ndjekur shqetësimet që kanë fermerët me grurin. Përmes një postimi të bërë në ‘Facebook’, Braçe thotë se gruri është në pikë kritike pasi ka mungesës së ujit në tokat bujqësore dhe çmimet janë të shtrenjta të plehrave kimike.

REAGIMI I BRAÇES:

“GRURI NE PIKEN KRITIKE; Fazene e kallirit! Kerkon UJE-me cdo menyre dhe PLEHRA KIMIKE-te lira; DUHET QE GRURI TE PLOTESOJ KOKREN! Atehere; ketu jemi tek Arbri ne Bashtove, perballe nesh po e njejta ekonomi; ka 25 hektare me kete grure, 23 leke plehra kimike per kilogram i ka shkuar deri tani. Atehere; I duhet nafta per vaditje me pompa, I duhet plehu i lire per fazen e fundit te prodhimit. Aaaa ka edhe me; Eshte ne ankthin e tmerrshem te cmimit; ME SA DO MA MARRIN, JO ME SA DO E SHES! Me cmimin e vjetshem nuk do marr as leket e mia! 31 VJEC, BEN KETE PUNE TE VESHTIRE E NUK MERITON KETE ANKTH!”

Kjo nuk është hera e parë që Braçe bën thirrje për ndihmë ndaj fermerëve. Ai shpesh herë ndan shqetësimet e tyre si dhe kërkon interpelanca në Kuvend për t’i kushtuar më shumë rëndësi nevojave që fermerët kanë.

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet kryesore erion brace erion brace

Sondazh

Poll