Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës hetim për koncesionin e pompave të naftës: Nisi pas ankesave

28 Prill 2022, 21:45 Nga DOSJA
Autoriteti i Konkurrencës hetim për koncesionin e pompave të

TIRANË– Pas hetimit të nisur për tregun e karburantit në vend, Autoriteti i Konkurrencës duket se tashmë është ndalur në hapa më konkretë. Në një artikull të publikuar, Report Tv bën me dije se AK ka nisur një hetim paraprak edhe ndaj kompanisë koncesionare NOA CONTROL me pronar Gentian Sulën, e cila është e vetmja që ofron shërbimit e verifikimit të instrumenteve shpërndarëse (pompave) të karburantit dhe gazit të lëngshëm. Hetimi është hapur për të verifikuar nëse koncesionari abuzon me pozitën dominuese në treg për të përfituar më shumë në kohë krizë.

E gjitha ka nisur pas një ankese të bërë nga disa kompani për pozitën dominuese që ka “NOA CONTROL” pasi ofron disa shërbime ndaj subjekteve të tregtimit të karburanteve dhe për këtë arsye është vendosur të hapet hetimi paraprak që prej datës 15 shkurt dhe përfshin periudhën nga 1 Janar 2019 deri në 31 Janar 2022.

Kontrata me kompaninë private u miratua në 2019, duke i dhënë të drejtat ekskluzive për kontrollin e pompave të naftës, për 20 vite. Por në muajin shkurt në kulmin e krizës së çmimeve, koncesionari i kontrollit të pompave kërkoi rritje të tarifës për shërbimin që kryen, që nëse miratohet sjell rritje më tej të çmimit të karburantit. Aktualisht tarifa e kontrollit të pompave në pikat e karburanteve është 14,400 lekë me TVSH në vit për çdo pompë.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i konkurrences autoriteti i konkurrences

Sondazh

Poll