Aktualitet

Rama: Nëse s’ka datë ndahemi nga RMV! Komisioneri: Kërkoj durim, vendosim brenda qershorit

28 Prill 2022, 05:31 Nga DOSJA
Rama: Nëse s’ka datë ndahemi nga RMV! Komisioneri: Kërkoj

TIRANË– Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi kërkoi që Shqipëria të bëjë më shumë durim për hapjen e negociatave. Ai tha se integrimi në BE ka një sërë procedurash dhe duhet pritur koha e nevojshme për të arritur një marrëveshje edhe për vendin tonë. Vetë Varhelyi tha se do të udhëtojë në Sofje e Shkup po të jetë nevoja për të arritur një marrëveshje për Veton e Bullgarisë. I pyetur nëse shqiptarët do të ndihen të tallur nëse ka datë për shqiptarët në Qershor, ai tha se në fakt ajo që cënohet është besueshmëria e BE-së. I dërguari i BE-së u shpreh se mbështet çdo projekt e investim në Ballkanin Perëndimor, kryesisht korridorin e tetë që lidh me autostrada e hekurudha çdo kryeqytet të vendeve të Ballkanit. Udhëtimi me makinë nga Shkupi deri në Tiranë e kishte bindur për këtë të fundit.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se e ka informuar Varhelyin se do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut nëse deri në qershor nuk do të jetë caktuar një datë. Por, tha se do të përpiqen të gjejnë çdo alternativë tjetër përpara se të merret ky vendim. Për kryeministrin Edi Rama, lufta që po ndodh nuk është një shtysë për të menduar se mund të ketë një Ukrainë të dytë në ballkan, referuar Kosovës, por tha se është një mundësi për tqë menduar rivendosjen e paqes në Ballkan. Në një konferencë të përbashkët me komisionerin Oliver Varhelyi, kreu i qeverisë u shpreh se Kosova dhe Serbia do të jenë në të njëjtat pozicione gjeografike që janë aktualisht dhe më e mira do të ishte që të bënin paqe me njëra-tjetrën. Për ta përforcuar këtë qëndrim, Rama shtoi se në qasjet e Bruskelit dhe të BE-së nuk ka gjetur asnjë që të thotë se Kosova nuk duhet të ulet me Serbinë, dhe këta vende nuk janë proserbë. Ai citoi edhe kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili ka thënë se duhet durim strategjik në këto çështje. 

Iniciativa Ballkani i Hapur, Rama tha se do të vijojë. Takimi i radhës për Samitin do të jetë në Ohdër në datat 9 dhe 10 qershor. Kryeministri tha se Mali i Zi me Dritan Abazoviç është i ftuar që t’i bashkohet këtij Samiti. Me bindje, ai tha se një ditë të gjithë do t’i bashkohen kësaj nisme. Më herët, Varhelyi rikonfirmuar mbështetjen e tij ndaj organeve të Vettingut. Ai shton se integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkoi ndaljen e sulmit nga organeve të Vettingut e familjeve të tyre. Vizita e Varhelyi vjen përpara se vendet e unionit të marrin një vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Ndërsa sot ka takuar edhe deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe ndihmës-sekretaren për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Zyrtarja e lartë e DASH vjen në Shqipëri, ja me kë e ka takimin e parë në Tiranë (FOTOJA)

Tabaku zbardh takimin me Varhelyi: Qeveria e papërgatitur për nisjen e negociatave

FOTOJA- Kuptimi i “spilës” tek xhaketa e Varhelyi-t, ç’donte të thoshte me MESAZHIN

VD-Mali i Zi do t’i bashkohet Ballkani të Hapur?Rama:Vendosin ata, s’më takon mua për ftesa

“Rashë e vdiqa”,Rama:Jo kështu se na mbyllin në banjo, kam eksperiencë me shaminë e beqarit

VD-Institoi tek ndarja me RMV! Varhelyi: E more. Rama ndërhyn: Prishet fare puna… pastaj

VD-Një Ukrainë e dytë në Ballkan? Rama citon Orban: Kosova të pajtohet me armikun, Serbinë

‘A janë shqiptarët të tallur?’/ Varhelyi në siklet: E fortë kjo! Na diskutohet besueshmëria

Rama përmend inskenimin e Vuçiç: Ka mbetur veç t’ju dal nga frigoriferi

Vetoja e Bullgarisë, Varhelyi: Do shkoj në Shkup e Sofje çdo ditë po të jetë nevoja

Negociatat me BE, Varhelyi nga Tirana: Duhet të vendosim stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Rama: I thashë Varhelyi për ndarjen nga RMV, na mbështet për korridorin e tetë

VD/ Varhelyi viziton Qytetin Studenti, takon Veliajn

Varhelyi takohet me anëtarët e institucioneve të Vettingut (FOTOT)

Varhelyi jep mesazhin e parë nga Tirana: Ndalni sulmin ndaj Vettingut e familjeve të tyre

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll