Aktualitet

Zyrtarja e DASH në Shqipëri! I pari e pret komisioneri Varheyli, takim me Ramën e Alibeajn

28 Prill 2022, 06:49 Nga DOSJA
Zyrtarja e DASH në Shqipëri! I pari e pret komisioneri Varheyli, takim

TIRANË– Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried ka ardhur sot në Tiranë. Dosja.al ka zbardhur detaje nga axhenda e takimeve që pritet të zhvillojë zyrtarja Donfried në vendin tonë në kuadër të një turi që po zhvillon në Ballkanin Perëndimor. Donfried ka bërë sot takimin e parë, duke zgjedhur që të zhvillojë një bisedë me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, i cili gjithashtu zhvilloi takim në Shqipëri, në kuadër të anëtarësimit të vendit në BE. Në takim të pranishëm ishin edhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim.

Ndërkohë që nesër, Donfried mësohet se do të takojë Enkelejd Alibeajn, si dhe deputetë pranë tij si Jorida Tabaku e Gazment Bardhi. Takimi mes tyre pritet të zhvillohet në orën 10:45 në Kryesinë e Kuvendit. Më pas, zyrtarja pritet të shkojë edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Gjatë vizitës së saj, ajo do të përkujtojë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus. E po ashtu, pritet të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zyrtarja e lartë e DASH vjen në Shqipëri, ja me kë e ka takimin e parë në Tiranë (FOTOJA)

Zyrtarja e Lartë e DASH në Tiranë, takon Ramën e Alibeajn, anashkalon Metën

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike karen donfried karen donfried ne shqiperi karen donfried karen donfried ne shqiperi

Sondazh

Poll