Aktualitet

HISTORIKE! Qeveria merr dritën jeshile. Abazoviç,i pari kryeministër shqiptar në Malin e Zi

28 Prill 2022, 07:24 Nga DOSJA
HISTORIKE! Qeveria merr dritën jeshile. Abazoviç,i pari

MALI I ZI- Shkruhet historia! Dritan Abazoviç është kryeministri i parë shqiptar në Mal të Zi. Sot, me 45 vota pro dhe 3 kundër, Abazoviç është bërë kryeministri i parë shqiptar në Malin e Zi. Qeveria e re ka katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra, nga të cilët, dy janë pa portofol dhe përbëhet nga një koalicion partish, si “Lëvizja Qytetare URA’ e Abazoviç, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve dhe boshnjakëve. Përfaqësuesit e shqiptarëve, ndërkaq, kanë marrë dy poste ministrore. Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave është zgjedhur kreu i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, ndërsa ministër i Administratës Publike është Marash Dukaj nga Alternativa Shqiptare.

Abazoviç, në planin e dorëzuar ka renditur pikat kryesore, ku do të fokusohet qeveria e re, ku mes të tjerave lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, integrimi në Bashkimin Evropian, si dhe reformat për të përballuar krizën ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë. Ai ka premtuar se vendi i parë që do të marrë do të jetë censusi i popullsisë. I propozuar si kryeministër nga presidenti Milo Gjokanoviç, Abazoviç u votuan nga 45 deputetë nga gjithsej 81, ndërsa 3 përfaqësues të socialdemokratëve ishin kundër. Për kabinetin e Abazoviçit votuan 16 deputetë të partive që përbëjnë Qeverinë nga Lëvizja Qytetare URA, Partia Popullore Socialiste pro-Serbe (SNP), Partia Socialdemokrate (SDP) dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve, si dhe 29 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit, i cili nuk ka përfaqësues në Qeveri.

Ai erdhi në pushtet pasi qeveria e kryeministrit Zrdavko Krivokapiçit ra 14 muaj pasi u zgjodh më 4 dhjetor 2020. E gjitha prej mocionit të mosbesimit të tij, ndaj aleatit me të cilin fitoi zgjedhjet parlamentare. 

Në dokumentin e publikuar në uebfaqen e Kuvendit, Abazoviç theksuar edhe biografitë e kandidatëve të propozuar për nënkryetarë dhe ministra:

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kush janë dy ministrat shqiptarë në qeverinë e Abazoviç

‘Historike’, Berisha: Dritan Abazoviç, shqiptar ne krye te qeverise se Malit te Zi!

Abazoviç zgjidhet kryeministër, Osmani: Ndajmë rrugën e përbashkët drejt integrimit në BE

ME VD- Momenti kur Dritan Abazoviç betohet si kryeministër i Malit të Zi

Abazoviç zgjidhet kryeministër, Meta: Marrëdhëniet mes dy vendeve do të fuqizohen më shumë

PROFIL- Kush është Dritan Abazoviç, shqiptari “vagabond” që shkroi historinë në Mal të Zi

Abazoviç, kryeministër i Malit të Zi/Rama:Kush do e besonte?! 3 drejtues shqiptarë në rajon

Votohet qeveria e Malit të Zi, Abazoviç zgjidhet kryeministri i parë shqiptar

Pas dy dekadash një femër në krye, Danijela Gjuroviç kryetare e Kuvendit në Mal të Zi

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore rajoni dritan abazovic qeveria e re ne mal te zi dritan abazovic qeveria e re ne mal te zi

Sondazh

Poll