Aktualitet

Bordi i Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit! KLEÇKA, ish-drejtori i IMK zgjidhet pa garë

29 Prill 2022, 07:03 Nga DOSJA
Bordi i Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit! KLEÇKA, ish-drejtori

TIRANË– Lorenc Bejko është pjesë e Bordit të Fondacionit që do të merret me menaxhimin e parkut të Butrintit. Bordi, që drejtohet nga ministrja e Kuturës Elva Margariti si kryetare, drejtuesit e Fondi Shqiptaro-Amerikan, Martin Mata dhe Aleksander Sarapuli, juristja Flonja Boriçi, si dhe Presidenti i Universitetit Amerikan të Romës Richard Andreë Hodges, ka si drejtues ekzekutiv i fondacionit arkeologun Lorenc Bejko.

Por ka një problem! Për këtë bord nuk ka asnjë garë të hapur për përzgjedhjen e anëtarëve, aq më pak të Bejkos. Ky i fundit ka qënë drejtori i Instituti i Monumenteve të Kulturës për 5 vite, me miratim të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërsa postin e radhës e ka marrë pa asnjë garë të hapur nga Ministria e Kulturës.

Aktualisht Lorenc Bejko është Profesor i Asociuar i Arkeologjisë dhe Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore në Universitetin e Tiranës, Shqipëri. Ai ka qenë gjithashtu Drejtor i Njësisë së Arkeologjisë Shqiptare të Shpëtimit (Qendra Ndërkombëtare për Arkeologjinë Shqiptare) dhe ka qenë i përfshirë në një sërë Projektesh të Trashëgimisë Kulturore dhe Menaxhimit.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore butrinti lorenc bejko butrinti lorenc bejko

Sondazh

Poll