Bota

Biden: Putin nuk do të ketë kurrë sukses në pushtimin e Ukrainës

29 Prill 2022, 06:17 Nga DOSJA
Biden: Putin nuk do të ketë kurrë sukses në pushtimin e

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Kongresit 33 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për të mbështetur Ukrainën për pesë muajt e ardhshëm.

Sipas BBC, Biden tha se ishte e rëndësishme për ligjvënësit amerikanë që të miratonin paketën pasi SHBA nuk mund të qëndronte e qetë ndërkohë që Ukraina po sulmohet. 

Ai tha se Putini nuk mund të ketë kurrë sukses në dominimin e Ukrainës, por këmbënguli gjithashtu se vendi i tij nuk po sulmonte Rusinë.

Katër ditë më parë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken dhe sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin udhëtuan të dielën në kryeqytetin ukrainas të Kievit, ku u takuan me Presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe zyrtarë të tjerë ukrainas. Zelenskyy falenderoi SHBA-në dhe presidentin Biden për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Raketa në Kiev gjatë vizitës së Guterres, 10 të lënduar, Hungaria ‘OK’ për gazin rus

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota antony blinken joe biden lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelenskyy antony blinken joe biden lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll