Bota

Kryeprokurorja e Ukrainës: Janë identifikuar mbi 8,000 raste të dyshuara si krime lufte

28 Prill 2022, 20:34 Nga DOSJA
Kryeprokurorja e Ukrainës: Janë identifikuar mbi 8,000 raste të

UKRAINË – Hetuesit ukrainas kanë identifikuar më shumë se 8,000 raste të krimeve të dyshuara të luftës që nga pushtimi i Rusisë, tha të enjten prokurorja e përgjithshme ukrainase Iryna Venediktova.

“Në fakt janë 8,600 raste vetëm për krime lufte, dhe më shumë se 4,000 raste që lidhen me krimet e luftës,” tha Venediktova për transmetuesin Deutsche Welle.

Timesofisrael shkruan se Venediktova ka hetuar dhe numëron rastet në rritje të krimeve të dyshuara nga forcat ruse që nga pushtimi i tyre në Ukrainë më 24 shkurt.

Tani ka më shumë se 8,000 hetues që mbledhin prova në terren, tha ajo, duke përfshirë shërbimet e sigurimit shtetëror, policinë kombëtare dhe hetuesit e huaj. Krimet e supozuara të dokumentuara përfshijnë “vrasjen e civilëve, bombardimin e infrastrukturës civile, torturën” dhe “krimet seksuale”.

LAJMI KRYESOR: UFTA/Zelenskyy takohet me Guterres. SHBA: Ekzekutohen ukrainasit. Rubla në fuqi në Kherson

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota iryna venediktova lufta ukraine-rusi iryna venediktova lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll