Politike

Vetoja e Bullgarisë, Varhelyi: Do shkoj në Shkup e Sofje çdo ditë po të jetë nevoja

28 Prill 2022, 13:21 Nga DOSJA
Vetoja e Bullgarisë, Varhelyi: Do shkoj në Shkup e Sofje çdo

TIRANË– Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi duket se është i vendosur në çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Varhelyi tha se po punon që të heqë ‘veton’ e Bullgarisë ndaj Shkupit zyrtar. 

“Nëse nuk marrim vendimet që mund të marrim, atëherë do të thotë që ne po heqim dorë nga ajo që mund të bëjmë. Prandaj po punoj me miqtë bullgarë dhe maqedonas. E vlerësoj durimin tuaj. Kërkoj për pak më shumë durim. Objektivi ynë është që ta mbyllim gjatë presidencës franceze. Integrimi i BE nuk ka të bëjë vetëm me procesin por nuk duhet t’i largojmë sytë nga realiteti i përbashkët. Do shkoj në Shkup e Sofje çdo ditë po të jetë nevoja. Duhet ta mbyllim këtë punë, e më duhet ta mbyllim tani,”-tha Oliver Varhelyi.

LAJMI KRYESOR: Varhelyi sot në Tiranë, konferencë me Ramën

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll