Politike

“Rashë e vdiqa”,Rama:Jo kështu se na mbyllin në banjo, kam eksperiencë me shaminë e beqarit

28 Prill 2022, 13:40 Nga DOSJA
“Rashë e vdiqa”,Rama:Jo kështu se na mbyllin në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria nuk mund të ngulë këmbë për Integrimin në Bashkimin Evropian. Në konferencën e përbashkët me komisionerin Oliver Verhelyi, Rama e krahasoi situatën me fëmijët që përplasin këmbët dhe për tu bdëshkuar i mbyllin në banjo. Kreu i qeverisë tha se nuk do që kjo gjë t’i ndodhë Shqipërisë dhe se do mundohen që të bëjnë të mundur integrimin e vendit bashkë me Maqedoninë e Veriut. Ai shtoi se vetëm kur të jenë ndjekur të gjitha rrugët e të mos jetë bërë asgjë, do të kërkojnë ndarjen nga RMV dhe vijimin e rrugës vetëm.

“Ju tani doni një deklaratë që të shkatërrojmë të gjithë procesin e nisur me Bullgarinë, por jo nuk do të ketë një të tillë. Nuk mund të themi ne, e duam tani o rashë e vdiqa sepse ndryshe nga mbyllin në banjo, si ata fëmijët që i mbyllin në filma kur ngulin këmbë. Nuk ikim për pengesë, do lëmë të bëjnë të gjitha provat dhe më pas do të themi që kjo gjë nuk bëhet, ne do ndjekim një tjetër rrugë. Edhe një tango nuk kërcehet vetëm, imagjinoni një valle me 27 vetë, kam eksperiencë me shaminë e beqarit,”- tha Rama. 

LAJM KRYESOR:Turi në BP/ Varhelyi sot në Tiranë, takohet me Ramën, pritet konferenca e përbashkët

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane edi rama olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll