Politike

VD-Incidentet, Vokshi: S’di gjë për Bulqizën, në Tiranë ka pasur figura të njohura

28 Prill 2022, 11:17 Nga DOSJA
VD-Incidentet, Vokshi: S’di gjë për Bulqizën, në

TIRANË– Deputetja Albana Vokshi deklaroi ditën e sotme se në degën numër 7 në Tiranë, kishte rezultat të ngushtë gjatë zgjedhjes për kryetar dege. Në emër të grupit të Rithemelimit, Vokshi nuk zgjodhi të komentojë incidentet që ndodhën gjatë procesit zgjedhor në Bulqizë.


Albana Vokshi: Përmendët degën nr.7 që unë e njoh shumë mirë, të gjithë kanë mbushur formularë dhe i kanë dorëzuar, kanë hyrë në garë më pas. Të gjithë i njoh, janë personalitete, jo çdokush njeh çdokënd në degë, por aty ka pasur një rezultat të ngushtë. Kjo do të thotë që të gjithë kandidatët kanë pasur shumë vota. Në tiranë për 9 vota është ndarë rezultati, jashtë Tirane për 14 vota.

Pyetje: Ka të bëjë me procesin që ju thoni që do të bëjë bashkimin e PD-së, kush janë ata që janë futur në grë, mbështes të Bashës

Albana Vokshi: Nuk kemi pse t’i ndajmë të Bashës apo Berishës, janë futur në garë ata që kanë dashur të futen, kanë plotësuar formularin dhe janë futur. Janë pranuar me rregullore, komisioni ynë ka miratuar një rregullore, ku përcaktohej qartë që të gjithë anëtarët në lista, që paraqisnin një mjet identifikimi, por edhe ata që nuk e kishin emri, por ksihin kartë anëtarësie janë lejuar të votojnë. Nuk i është mohuar asnjë demokrati vota. Rastin e Bulqizës nuk di ta them, duhet të shohim materialet zgjedhore dhe informacionin përkatës.

Minarolli: Mund të ketë pasur raste që nuk janë pranuar të votojnë sepse mund të kenë qenë banorë në Tiranë dhe emri i ka ngelur në Bulqizë.

LAJMI KRYESOR:LIVE- RITHEMELIMI/ Vokshi bën autokritikë: Do nxisim gratë, kemi mangësi

(A.B.F.M)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi

Sondazh

Poll