Politike

Bardhi: Platforma jonë mbështetet nga 32 deputetë, veç nëse i kanë kthyer në karagjozë

28 Prill 2022, 08:43 Nga DOSJA
Bardhi: Platforma jonë mbështetet nga 32 deputetë, veç

TIRANË– Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi ditën e sotme se platforma që është paraqitur nga grupi parlamentar i PD-së është mbështetur nga 32 deputetë. Jashtë sallës së Kuvendit, Bardhi tha për gazetarët se ata që thonë se disa deputetë nuk e kanë përkrahur platformën po kthehen në karagjozë.

Gazment Bardhi: Ne deputetët kemi shprehur qëndrimin tonë si gjykon grupi parlamentar, si mund të arrihet bashkimi i demokratëve. Secili nga deputetët ka shprehur qëndrimin e tij dhe i njëjti qëndrim është shprehur me shkrim nga kryetari i grupit parlamentar. Nëse dikush kërkon t’i kthejë deputetët e PD-së në karazgjoz, që në mëngjes mendojnë ndryshe e në darkë ndryshe, kjo është punë tjetër. Asnjëri nuk është tërhequr. Kam pasur propozime të tjera, për ato çështje që përmban qëndrimi i bërë publik nga kreu i grupit parlamentar, kanë pasur atë mendim

Pyetje: Kur do e mblidhni grupin?

Gazment Bardhi: Grupet mblidhen sa herë të jetë nevoja për konsultime, ka pasur një vendim të kryesisë së PD-së, e dini këtë besoj, më 21 apo 22 mars, dhe ka bërë një qëndrim konkret për bashkimin e demokratëve. Ajo pjesë që kërkon ta mbajë të përçarë PD-në e ka refuzuar.

Pyetje: A është 30 prilli data kur PD ndahet përfundimisht.

Gazment Bardhi: Uroj shumë që cilido të kapërcejë veten dhe interesin e demokratëve. Deri më tani kemi parë akte që përçajnë PD duke ecur në një rrugë të njënashme. Kjo nuk është zgjidhje për bashkimin e PD, për interesin e demokratëve, por për interesin personal të Berishës, por bie ndesh me PD. Uroj shumë që të ketë reflektim dhe uroj që të ketë një vlerësim realist të situatës dhe të hiqet dorë nga rruga që po çon në çarjen e PD.

Pyetje: Ju po deklaroni që 32 deputetë e mbështesin, por gjatë këtyre ditëve ka pasur deputetë që kanë kërkuar një mbledhje, sim und të marrë një formë të prerë një platormë që nuk është firmosur.

Gazment Bardhi: Deputetët e PD janë njerëz të përgjegjshëm që kur e shprehin një qëndrim e mbajnë atë. Një dokument nuk është një dokument që doli nga zyra e Alibeajt, përmbledh qëndrimet e dala nga deputetët e PD.

Pyetje: Jeni të gatshëm ta mblidhni grupin dhe të diskutoni për këtë platform, kjo platform ka dalë por s’është diksutuar.

Gazment Bardhi: Ai dokument është rezultat i një diskutimi prej nëntë orësh në PD. Nuk ka pasur asnjë pretendim të kësaj natyre që më thoni ju për deputet. Asnjë deputet nuk ka thënë që duhet të ridiskutohet. Kushdo që ka një propozim shtesë, ta formalizojë dhe ta sjellë.

(F.m/dosjaal)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll