Politike

Balluku: Diferencimin na e kërkuan qytetarët, mbi 700 kilovat i kalon nevojat familjare

28 Prill 2022, 12:54 Nga DOSJA
Balluku: Diferencimin na e kërkuan qytetarët, mbi 700 kilovat i kalon

TIRANË– Ministrja e energjitikës, Belinda Balluku u shpreh ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit se qeveria Rama preferon të ule nivelin e Kaskadës sesa të blejë më çmim të lartë. Ministrja u shpreh se në këtë kaskadë po kursehet niveli i ujit në mënyrë që të përballohet thatësira e verës.

“Kemi një synim. Qeveria Rama ka një synim të ofroj shërbim të pandërprerë. Të kenë energji gjatë të gjithë krizës. Kemi synim të mos prekim çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël. Po punojmë se si të ruhet çmimi deri në 700 kilovat. Ndërsa pas kësaj fashe të kemi një çmim tjetër. Kjo ka qenë e gjitha. Do ulemi me mbi 7 mijë biznese më tensionin e mesëm.” tha Balluku.

‘Jemi duke analizuar, kjo ka ardhrur si kërkesë e qytetarëve, që të fillojë një diferencim për përdorimin e familjarëve dhe ato që nuk i përkasin nevojave bazike‘- tha ministrja më tej.

LAJMI KRYESOR: LV-Butrinti në Kuvend, Rama sulmon PD: Kope, bëhet siç themi ne! Opozita kërkon ndëshkim

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike seanca plenare 28 prill 2022 seanca plenare 28 prill 2022

Sondazh

Poll