Politike

VD-Alibeaj: DASH i ka dërguar Ramës votat dhe emrat me të cilët rrëmbeu pushtetin

28 Prill 2022, 08:33 Nga DOSJA
VD-Alibeaj: DASH i ka dërguar Ramës votat dhe emrat me të

TIRANË– Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se DASH i ka dërguar kryeministrit Edi Rama emrat e personave me të cilët ka mundur të marrë pushtetin. Për gazetarët, jashtë sallës së Kuvendit, Alibeaj tha se Shqipëria meriton një president që nuk ka anësi politike.


Enkelejd Alibeaj: Ne do të bëjmë këtë gjë, do të tejkalojmë konceptin e numrave duke u treguar shqiptarëve se cili duhet të jetë profile i presidentit të shqiptarëve për të paktën pesë vitet e tjera. Cili do të jetë propozimi i palës tjetër? Me siguri dihet.

Pyetje: Ju thatë se nuk do të jetë e njëjta situatë si më 17 maj, keni ndryshuar ju apo Rama, sot Rama i ka numrat në Parlament, nuk ka nevojë

Enkelejd Alibeaj: Jo, një alternativë është që të ikim, jo sepse këtë kërkon Rama dhe grupi ynë parlamentar nuk bie në këtë kurth, ne duhet të bëjmë konsultim me publikun, ka ai kurajo të thotë se katër mandate nuk i ka me legjitimitet, se që ç’bëhet me non-gratan që i ka dërguar jo vetëm emrat, jo vetëm votat por gjithçka me ndihmën e të cilave ka rrëmbyer pushtetin? Jo, nuk e ka. Ne do tu japim shqiptarëve presidentin për shqiptarët, asnjëanësi politike, jo njeri që vegjeton, por që kur të jetë raste, e mesa duket do të ketë, që të përballet me ngjarjet politike, të ngrihet në lartësinë e tyre. Kjo kërkon proces.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll