Politike

VD-Dy degë pa kryetarë, Kruja: Do zhvillohen shumë shpejt, do mbarojnë para datës 30

28 Prill 2022, 11:09 Nga DOSJA
VD-Dy degë pa kryetarë, Kruja: Do zhvillohen shumë shpejt, do

TIRANË– Deputetja Albana Vokshi, në emër të grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, deklaroi ditën e sotme se do të zhvillohen edhe dy zgjedhje të tjera në degë. Ditën e sotme ajo tha se kanë mbetur pa kryetar dy degët në Malësi të Madhe dhe njësia numër 12 në Tiranë. Vokshi u shpreh se zgjedhje në këto dy degë do të mbyllen para datës 30 Prill.


Albana Vokshi: Janë ende dy degë ku pritet të zhvillohen zgjedhjet, Malësia e Madhe dhe ajo me numrin 12, ka pasur fluks të madh, ka pasur 108 qendra votimi, kjo do të thotë që, përshembull Shkodra ka pasur 18 qedra votimi, kjo ka bërë që të jenë më të aksesueshme nga qytetarët. Përveç Maliqit ku kanë qenë dy qendra votimi. Kjo gjë e ka bërë të pamundur edhe ardhjen e votuesve për zgjedhje për kryetar partie. Ana tjetër ka pasur shumë fluks, ka pasur votues që kanë qëndruar me orë të tëra, një apo dy orë për të votuar. Një pjesë edhe është larguar, për shkak të radhës, dhe janë larguar pasi kanë pasur dhe hallet e problemet e tyre. Kemi pranuar që ka pasur edhe problematika në lista.

Pyetje: Ju përmendët dy degë në të cilat nuk janë bërë zgjedhjet kur do të zhvillohen.

Albana Vokshi: Zoti Kruja

Kruja: Ky është një proces që ndodh për herë të parë, sigurisht si i tillë ka edhe imperfeksionet e veta, nuk arrihet perfeksioni 100% që me herën e parë, ne do të punojmë fort, do të riparojmë të gjitha ato mangësi apo gjërat teknike që i kanë munguar. Në dy degët që kanë mbetur, në Malësinë e Madhe pati problematikat e veta dhe data do të vendoset nga komisioni. Ndërsa në degën nr12 do të bëhen zgjedhjet javën tjetër, data do të vendoset edhe sot nga Komisioni. Përfundimi është që para datës 30 të jenë bërë zgjedhjet në të gjitha degët.

LAJMI KRYESOR: LIVE- RITHEMELIMI/ Vokshi bën autokritikë: Do nxisim gratë, kemi mangësi

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi

Sondazh

Poll