Bota

Pas dy dekadash një femër në krye, Danijela Gjuroviç kryetare e Kuvendit në Mal të Zi

28 Prill 2022, 13:59 Nga DOSJA
Pas dy dekadash një femër në krye, Danijela Gjuroviç

MAL I ZI- Danijela Gjuroviç është kryetarja e re e Parlamentit të Malit të Zi pas një votimi të fshehtë me 45 vota pro dhe tre vota kundër.

Pas shpalljes së rezultatit Gjuroviç u shpreh e kënaqur dhe e nderuar që pas dy dekadash ajo është gruaja e parë e zgjedhur në këtë post. Ajo tha gjithashtu se është e bindur se të gjithë së bashku do të gjejnë forcën për të kapërcyer “ndarjet e rrënjosura thellë në shoqëri”.

Edhe qeveria edhe opozita duhet të punojnë së bashku drejt kësaj rruge, sepse këtu jemi të gjithë përfaqësues të qytetarëve, nuk do të lejojmë që kjo periudhë të jetë garë parazgjedhore dhe luftë partiake, por do të gjejmë forcën për të gjetur një gjuhë të përbashkët të kompromisit dhe e pajtimit”.-tha ajo.

Gjuroviç ishte e vetmja e propozuar për postin e kryeparlamentres. Në këtë seancë të Kuvendit pritet të votohet qeveria e re e pakicës me në krye Dritan Abazoviçin. Qeveria pritet të përbëhet nga Lëviza Qytetare URA, të cilën e udhëheq Abazoviç, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Social-Demokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

LAJMI KRYESOR/ EMRAT-PROPOZIMET/ Sot votohet kabineti qeveritar i Abazoviç në Malin e Zi

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni danijela gjuroviq qeveria e re ne mal te zi danijela gjuroviq qeveria e re ne mal te zi

Sondazh

Poll