Politike

‘Tre petët e lakrorit’/ Kriza energjitike, Bushati: Raporti i ERE e tregon keqmenaxhimin

28 Prill 2022, 12:30 Nga DOSJA
‘Tre petët e lakrorit’/ Kriza energjitike, Bushati: Raporti i

TIRANË– Deputeti Helidon Bushati ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se raporti i ERE tregon qartë se ka pasur një keqmenaxhim të kaskadës së Drinit. Ai u shpreh se ky raport është vetëm një nga petët e lakrorit.

‘Ka pasur keqmenaxhim të kaskadës së Drinit. E pranon qartësisht raporti i ERE. Kjo është vetëm njëra nga petët e lakrorit. Peta e dytë ka të bëjë me liberalizimin. Raporti është i 2021. Sot ka 8 operatorë që marrin furnizim nga tregu i lirë. Kanë dalë që në 2012. Asgjë nuk është bërë për liberalizimin e tregut. OSHEE nuk lidh marrëveshje me operatorët privatë. Është raporti i 2021. Peta e tretë,e inceneratorëve. Deri më tani nuk janë paraqitur në ERE të dhëna faktike për inceneratorin e Elbasanit. Peta tjetre diversifikimit. Ke zero kilovat nga eolikët. Asnjë impiant i madh. Këto janë petët e lakrorit të rilindjes, petës e tortës energjitike. Atij sektori që e konsideroni strategjik, por i bëni vjedhje metodike”, u shpreh ai.

LAJMI KRYESOR: LV-Butrinti në Kuvend, Rama sulmon PD: Kope, bëhet siç themi ne! Opozita kërkon ndëshkim

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike helidon bushati seanca plenare 28 prill 2022 helidon bushati seanca plenare 28 prill 2022

Sondazh

Poll