Bota

Pas alarmit, rihapen shkollat në Mal të Zi

28 Prill 2022, 12:03 Nga DOSJA
Pas alarmit, rihapen shkollat në Mal të Zi

MALI I ZI-Një ditë pas mesazheve kërcënuese për bomba në disa institucione vendore dhe shkolla sot në Malin e Zi mësimi ka vijuar normalisht nën mbikëqyrjen e policisë. Sipas mediave vendase, bëjnë me dije se autoritetet e sigurisë kërkojnë që të raportohet çdo rast i dyshimtë. Sekretari shtetëror Zoran Miljaniç, ka njoftua se shkollat ​​ishin të sigurta dhe se nuk u gjet asnjë eksploziv në asnjë nga inspektimet.

“Nga njëri prej serverëve nga i cili janë dërguar mesazhe të tilla, ai ndodhet në Panama, tjetri në Belgjikë. Policia në bashkëpunim me Interpolin dhe shërbimet nga ato vende po punojnë intensivisht për të gjetur autorin”, tha Miljaniç.

Policia ka marrë masa parandaluese pas valës së re të djeshme të mesazheve shqetësuese dhe kërcënimeve për fëmijët nëpër shkolla, të cilat kanë mbërritur në email-et zyrtare të institucioneve të shumta në Mal të Zi.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni mali i zi zoran miljaniç mali i zi zoran miljaniç

Sondazh

Poll