Sport

Gafa e portierit merr në qafë Interin, Bologna ndal vrullin zikaltër për kreun

27 Prill 2022, 20:26 Nga DOSJA
Gafa e portierit merr në qafë Interin, Bologna ndal vrullin

ITALI– Inter nuk shfrytëzon dot ndeshjen e prapambetur ndaj Bolognas. Skuadra zikaltër mundet me shifrat 2-1 dhe humbet mundësinë e madhe për të kaluar Milanin në renditje. Një ndeshje që do të niste mirë për zikaltërit ku Perisic do të shënonte për Interin.

Kroati me një të majtë vrastare mposhti Skorupskin. Më pas Bologna barazon me Arnautovic, ndërsa në pjesën e dytë, Sansone do të kalonte në avantazh Bologna-n pas një gafe të pafalshme të portierit Radu. Inter mbetet -2 pikë larg nga Milan në katër javë të mbetura.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport bologna inter bologna inter

Sondazh

Poll