Sport

Spektakël në Atalanta-Torino, tetë gola për 1 pikë, bergamaskët largohen nga Europa

27 Prill 2022, 20:32 Nga DOSJA
Spektakël në Atalanta-Torino, tetë gola për 1 pikë,

ITALI- Në stadiumin Gewiss Atalanta dhe Torino japin spekatakël. Në takimin e prapambetur të javës së 20-të, ndeshja përfundoi me shifrat 4-4. Pas avantazhit të Sanabria (4′), Atalanta përmbysi gjithçka mes minutave 17′ dhe 23′ me penalltinë e Muriel dhe të djathtën e De Roon.

Miqtë nga Torino morën forca dhe dopieta e Lukic në minutat 36′ dhe 63′ dhe autogoli i Freuler përmbysën gjithçka. Megjithatë shfaqja nuk kishte përfunduar sepse Pasalic dhe Muriel do të barazonin shifrat. Një rezultat që nuk është se i bën punë skuadrës bergamaske për objektivin Europë.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport atalanta atalanta

Sondazh

Poll