Sport

Champions/ Liverpool hedh hapin e sigurt drejt finales, Villareal mposhtet në Anfield

27 Prill 2022, 20:49 Nga DOSJA
Champions/ Liverpool hedh hapin e sigurt drejt finales, Villareal mposhtet

ANGLI- Në “Anfield” u zhvillia sfida e parë gjysmëfinale e Champions League mes Liverpool-Villareal, takim që përfundoi me shifrat 2-0. Skuadra e Klopp e pati disi të vështirë të çante murin e krijuar nga Emery e kjo u reflektua në rastet e pakta të skuadrës angleze por edhe pa mundur dot të gjenin rrugën e rrjetës.

Në pjesën e dytë, skuadra e Klopp e rriti presionin dhe takimi do të zhbllokohej nga Estupinan në minutën e 53-të me një autogol, ndërsa pa kaluar dy minuta nga ky realizim, Mane do të dyfishonte shifrat. Një rezultat që qëndroi në fuqi deri në fund të takimit. Liverpool fiton dhe hedh hapin e sigurt drejt finales së Champions League.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport liverpool villareal liverpool villareal

Sondazh

Poll