Sport

Kukësi, me mision për të blinduar vendin e tretë, sa shumë mungesa ndaj Teutës

27 Prill 2022, 17:53 Nga DOSJA
Kukësi, me mision për të blinduar vendin e tretë, sa

KUKËS– Kukësi me shumë probleme në transfertën e Durrësit. Skuadra e Diego Longos që po përpiqet të ruajë vendin e tretë do të ketë një mision shumë të vështirë këtë fundjavë në “Niko Dovana” ku do të luajë pa të paktën tre titullarë.

Barazim që rezultoi si një disfatë, ai ndaj Laçit, për verilindorët ku Bruno Lulaj, Shqiprim Taipi dhe Vitor Feizhao u ndëshkuan me të verdhe duke plotësuar numrin e kartonëve. Një tjetër mungesë me peshë do të jetë edhe moldavi Puntus, i dëmtuar në Kukës Arena, ndërsa Shkurtaj dhe portieri Tafas nuk kanë ende asnjë datë për rikthimin e mundshëm në fushën e blertë.

Aktualisht Kukësi mban vendin e tretë me 3 pikë diferencë nga Partizani që momentalisht mban edhe vendin e fundit të zonës europiane por gjatë 6 javëve të fundit situata mund të ndryshojë pasi në lojë për një biletë janë edhe Vllaznia dhe se fundmi edhe Kastrioti.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport kukesi teuta kukesi teuta

Sondazh

Poll