Sport

“Fake news absurde” për Conte-PSG? “Nuk ka patur kontakt me askënd”

27 Prill 2022, 15:16 Nga DOSJA
“Fake news absurde” për Conte-PSG? “Nuk ka patur kontakt

ITALI – Për momentin nuk ka pasur asnjë kontakt mes PSG-së dhe Antonio Conte. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, njerëz në rrethin e trajnerit nga Salento mohon kategorikisht lajmin që qarkullon në Francë dhe Britania e Madhe.

“Fake news absurde”, përkufizohen thashethemet e shumta, të publikuara ditët e fundit dhe të marra nga interneti dhe rrjetet sociale. “Asnjë kontakt me askënd”, është mesazhi i qartë i ish-trajnerit të Interit, i lidhur me largimin e tij nga Tottenham, me të cilin është në kontratë deri në 2023.

Nga lista hipotetike e lojtarëve të dëshiruar (ku si gjithmonë në këto raste ka disa ‘ish’, si Lukaku dhe Pogba), deri te kërkesat e çmendur për rrogën 30-milionëshe, por edhe hipoteza të tjera, janë mohuar.

Të gjitha janë mohuara nga rrethi i tij, më tepër, ato e kanë mërzitur Antonio Conten për fakti që qarkullojnë lajme destabilizuese dhe të paargumentuara, në një moment vendimtar për sezonin e Tottenhamit, në luftën për vendin e katërt dhe një vend në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport 52-vjeçari antonio conte i tottenham drejtori i psg leonardo trajneri i psg-së 52-vjeçari antonio conte i tottenham drejtori i psg leonardo trajneri i psg-së

Sondazh

Poll