Sport

Zërat për një lidhje Brozovic-Wanda, gruaja e Icardit rrëfehet nga gjyqi: Nga aty nisi…

27 Prill 2022, 16:50 Nga DOSJA
Zërat për një lidhje Brozovic-Wanda, gruaja e Icardit

ITALI– “Nga ai artikull“që raportonte të gjitha gjëra që nuk ishin të vërteta, filluan problemet dhe Mauro, më pas, duhej të ndryshonte ekipin, Inter e kishte bërë situatën të kishte peshë dhe atij iu tha se duhej të ndryshonte edhe menaxherin, se nuk duhej më një menaxhere femër”. Kjo është deklarata e Wanda Naras, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardit, ish-sulmuesit të Interit e tani te Paris Saint-Germain, duke dëshmuar si palë civile në gjyqin milanez për shpifje ndaj ish-mbretit të paparacëve, Fabrizio Corona, për një “pjesë” të shkurtit 2019 në faqen e tij ‘King Corona Magazine’ që titullohej ‘Mauro Icardi divorcon gruan e tij – ëanda Nara tradhtoi partnerin e saj me Marcelo Brozovic’.

Publikimi i atij artikulli, shpjegoi Nara përpara gjyqtares Elisabetta Canevini të çështjes së katërt penale, krijoi vuajtje në familje: “Unë kam 5 fëmijë që kanë shkuar në shkollë në Milano në atë periudhë. Dhe që nga ai moment, shtoi ajo, filloi edhe hendeku i madh mes Icardit tifozëve, klubit dhe drejtuesve.”

Duke u larguar nga salla e gjyqit, Nara u tha gazetarëve se nga ky gjyq pritet “drejtësia” dhe se për të dhe Icardin Milano është shtëpia e tyre. Në seancën e radhës, më 25 maj, do të dëgjohen Brozovic, edhe ai palë civile i ndihmuar nga avokati Danilo Buongiorno, Icardi, palë civile si Nara dhe gjithmonë me avokatin Giuseppe Di Carlo, si dhe Ivan Perisic, gjithashtu mesfushor i Interit dhe dëshmitar për çështjen.

Prokurori fillimisht kishte kërkuar mbylljen e hetimeve, por Brozovic, i ndihmuar nga avokati Buongiorno, kundërshtoi dhe në këtë mënyrë çoi në gjyqin e ish-agjentit fotografik, të mbrojtur nga avokati Ivano Chiesa. Ndër të tjera, një tjetër proces gjyqësor po zhvillohet në Milano ndaj tre gazetarëve të akuzuar se kanë përhapur lajmin e rremë se mes Narës dhe Brozovic ka një lidhje.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport brozovic wanda nara brozovic wanda nara

Sondazh

Poll