Sport

“Futbolli më shpëtoi”/ Evra rrëfen dramën e jetës: Shisja drogë dhe kërkoja lëmoshë

27 Prill 2022, 16:37 Nga DOSJA
“Futbolli më shpëtoi”/ Evra rrëfen dramën e

FRANCË– Patrice Evra, siç e dimë, nuk kishte një të kaluar të thjeshtë. Vitin e kaluar ai tha se ishte abuzuar seksualisht nga mësuesja e tij e shkollës dhe tani 40-vjeçari zbulon detaje më delikate për jetën e tij. Ish-lojtari ka rrëfyer se në moshën 13-vjeçare shiste drogë dhe lypte lëmoshë, por jo vetëm kaq. Ai hëngri gjithashtu ushqim të ftohtë të nxjerrë nga kazanët e plehrave.

“Po, isha 13 vjeç dhe nuk po them gënjeshtra. Ndonjëherë natën shkoja në koshin e plehrave pranë McDonald’s ku hidheshin hamburgera të ftohtë.” Më pas ish-mbrojtësi shtoi: “Kur babai u largua nga familja, gjithçka filloi të ishte kaos. Më shpëtoi futbolli. Erdha në Itali kur isha 17 vjeç.

Më kujtohet kur mbërritëm, na shtruan ushqim. Pastaj shkova në dhomën time dhe thirra nënën time, isha ulur dhe i thashë; ‘Mami, kjo është si parajsë. Njerëzit na shërbejnë ushqim: dy pirunë në njërën anë, dy thika nga ana tjetër. Ky është kujtimi më i mirë i jetës sime”.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport evra manchester united evra manchester united

Sondazh

Poll