Politike

Gjykata nuk certifikoi mandatet, Balla: Lajthitje anti-ligjore, çdo kryetar do marrë detyrën

17 Korrik 2019, 18:19 Nga DOSJA
Gjykata nuk certifikoi mandatet, Balla: Lajthitje anti-ligjore, çdo

TIRANË- Pas refuzimit të gjykatës së Durrësit dhe Tiranës për moscertifikimin e mandatit për kanidatët e majtë, ka reaguar Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Në një postim në Facebook, Balla thotë se vendimi u dha nga një gjyqtare, e cila mori brohoritjet e atyre që në vijim të përpjekjes së dëshpëruar për kaos dhe pasiguri. Ai deklaron se sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul te një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të përpjekjes se deshperuar per kaos e pasiguri, nuk dinë më cfarë bëjnë. Pavarësisht kesaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon.

Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme.

Sidoqoftë me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 Qershor.

Gjykatat nuk u japin mandatet, “fituesve” të Durrësit dhe Vorës. Kandidatët socialistë, Valbona Sako dhe Agim Kajmaku kanë dërguar kërkesën në gjykatë për certifikimin e mandatit pwr 4 vitet e ardhshme.  Kërkesa u refuzua nga gjykatat përkatëse.Kryedemokrati Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin, ndërsa nga ana e PS-së mbizotëron heshtja.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e durresit bashkia e vores gjykata nuk certifikon mandatet taulant balla bashkia e durresit bashkia e vores gjykata nuk certifikon mandatet taulant balla

Sondazh

Poll